Historia e trishtë e korçarit, humb bashkëshorten nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koloneli Hekuran Rapaj ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook historinë e trishtë të mikut të tij i cili humbi bashkëshorten nga Covid-19. Ai tregon se pak kohë më parë fëmijët e tij dhe bashkëshortja e mikut të tij, Artan Haskës, u infektuan me koronavirusin e rrezikshëm.

Ai tregon se miku i tij Artani kaloi një periudhë të vështirë gjatë kohës që familjarët e tij të infektuar po merrnin mjekim të spitalet COVID në Tiranë.

Shkrimi i plotë:

“NJOFTIM I HIDHUR

Sot, në paraditen e datës 22 gusht 2020, mora lajmin e hidhur, që shokut tonë, djalit shtëpëziot, Artan Haskës, i ndërroi jetë, në moshë të re, bashkëshortja e tij, Nëna e dashur e 3 fëmijëve (një djalë dhe dy vajza).

Artani kaloi kështu një peripeci dhe vështirësi të jashtëzakonshme. Që në fundin e muajit korrik 2020, iu sëmurën nga e flamosura Coronë, djali dhe vajza që banonin në Korçë, të cilët i prunë në spitalin COVID 2 në Tiranë dhe qëndruan atje për më se 20 ditë në gjendje të rëndë, por fatëmirësisht e kaluan pa rrezik për jetën e tyre.

Pas këtyre, në fillim të muajit gusht, sëmuret po nga COVID 19 edhe bashkëshortja e Artanit, e cila kaloi në një gjendje të rëndë, jashtë mase, në terapi intensive, dhe fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën me virusin vrastar vdekjeprurës.

Në spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi” edhe pse ju bënë të gjitha shërbimet e duhura dhe një kujdes i jashtëzakonshëm nga mjekët, infermierët dhe familja e të afërmit e saj, përsëri fati i zi e goditi rëndë.

I shprehim ngushëllimet bashkëfshatarit tonë, Artan Haskës dhe familjes së të ndjerës, shëndet fëmijëve që ende nuk e kanë marrë veten. Ne me shpirt jemi pranë kësaj familjeje shtëpëziote, pranë Artani dhe fëmijëve, në pamundësi për t’i qenë më afër, atje prezent. Kushtet kështu erdhën.
Goditja është e madhe, por Artan kurajo, kurajo dhe kujdes për fëmijët.

I qoftë dheu i lehtë.
Ngushëllimet tona.”,shkruan Hekuran Rapaj.

Të fundit

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta...

Media britanike ‘Mirror’: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën - duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të...

Ditëlindja e PS-së/ Rama uron socialistët: Flamuri ynë është ngjitur më lart se asnjëherë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar kontributin e çdo anëtari dhe mbështetësi në rrugëtimin drejt integrimit...

Jean-Bédel Bokassa dënohet me vdekje, historia e një diktatori perandorak

Më 12 qershor 1987, në kryeqytetin Bangui të Republikës Qendrore Afrikane, Jean-Bédel Bokassa, ish-presidenti dhe vetëshpalluri Perandor i Afrikës Qendrore, u dënua me vdekje...

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA evakuon ambasadat në Iran e Irak

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e stafit jo-thelbësor dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Bagdad, për shkak të rritjes së rrezikut...

Lajme të tjera

Web TV