Shfrytëzonin për prostitucion 17-vjeçaren në Tiranë, arrestohen dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 17 vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

•E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të fundit

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV