Qeveria britanike është duke rishikuar këshillimet e saj për mbajtjen e maskave në shkollat në Angli, pasi konfirmoi se këto të fundit nuk ishin të nevojshme duke shkaktuar kritika për menaxhimin e epidemisë në vend.
Sipas tyre në rajonet ku transmetueshmëria është e lartë të rriturit dhe studentët duhet të vendosin maska brenda ambienteve të shkollës, ndërsa maska nuk do të jetë e detyrueshme në klasat ku rrezikshmëria konsiderohet e ulët nuk është e nevojshme vendosja e saj.
“Në pjesën tjetër të vendit, qeveri nuk e rekomandon mbajtjen e maskave, por ka lënë institucionet arsimore të vendosin nëse është e përshtatshme për situatën e tyre të veçantë.”, theksoi Ministria e Arsimit në një komunikatë./Re.Gu/Fjala.al