Rita Ora mesazh Kosovës, ja pse duhet të mbani maskën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët kosovarë përmes UNICED-it.

Rita Ora prej vitesh shërben si ambasadore e organizatë në të madhe të bamirësisë në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste me influencë globale.

Një javë më parë Rita mbajti një koncert live në Instagram së bashku me UNICEF, ku qëllimi i koncertit ishte mbledhje e donacioneve për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kriza e Covid-19.

Tashmë, këngëtarja ka ndarë një video ku shprehet se është shumë e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve në Kosovë dhe gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona. Unë e mbaj maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, shprehet Ora.

Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndërrisin si yje botërore./re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Lajme të tjera

Web TV