Zbardhet plagosja e dy të rinjve në Shkodër, policia në kërkim të autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes të së martës në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy të rinj. Enton Dushaj, 35-vjeç, nga Shkodra, është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i plagosjes me armë të Erison Gjekës dhe Ndue Malit. Burime policore të qytetit verior bënë me dije se Dushaj ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt dy të rinjve, teksa ata ishin duke udhëtuar me motor. Fatmirësisht, ata morën nga një plumb në këmbë, duke mos iu rrezikuar jeta. Pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spital, mëngjesin e djeshëm i lanë ambientet e tij dhe shkuan në shtëpitë e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, mësohet se autori dhe dy të plagosurit kanë pasur një konflikt të hershëm mes tyre. E, meqë nuk e kanë zgjidhur, 35-vjeçari mbrëmjen e së martës u bëri pritë atyre, duke i qëlluar me breshëri. Enton Dushaj është një emër i njohur për policinë. Në nëntor të vitit 2018, në zonën e njohur si “Vasil Shanto”, në Shkodër, Dushaj, në shoqërinë e dy miqve të tij, Kristian Shkambi, 28 vjeç, dhe Ardit Bajramaj, 29 vjeç, është përleshur me një tjetër person, të identifikuar si Eduart Bajramaj, 40 vjeç. Kur ky i fundit është nisur të largohet, pas debatit e sherrit që kanë pasur, Dushaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij, por plumbat s’e kanë kapur. Enton Dushaj u vu në pranga bashkë me dy miqtë e tij, të cilët u akuzuan për “moskallëzim krimi”, ndërsa ai për tentativë vrasjeje.

Ai u lirua rreth një vit më parë nga gjykata e Shkodrës. Për ngjarjen e së martës, ndaj 35-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja vijojnë kontrollet në lagjen “Skënderbeg”, ku ndodhi ngjarja, dhe në periferi të qytetit verior, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit. Nga dy të plagosurit Ndue Mali rezulton se është një person pa precedentë penalë, ndërsa Gjeka është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është nipi i Gjon Gjekës, i cili është vrarë në shkurt të vitit 2013. Xhaxhai i tij, asokohe vetëm 50-vjeç, ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën e Veriut. Gjon Gjeka ka pasur edhe probleme me drejtësinë.

Lexo edhe :  Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ai është ndaluar tri herë nga policia, pasi dyshohej si njëri prej personave që kishin grabitur degën e Thesarit në vitin 1997. Më pas është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe mashtrimin e një biznesmeni. Por nga të tria akuzat ka dalë i pafajshëm. Gjoka njihej edhe si një prej “të fortëve” të qytetit të Shkodrës. Ai u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV