Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore, por ende nuk e ka zyrtarizuar një veprim të tillë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të partisë së tij dhe ky vendim pritet të merret nga Abe për arsye shëndetësore.
Prej shumë vitesh, 65-vjeçari vuan nga koliti ulçerativ, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mendohet të jetë rënduar gjatë kohëve të fundit.
Në fillim të kësaj jave, ai u bë kryeministri që ka qëndruar më gjatë në detyrë në Japoni, pasi e mori detyrën në vitin 2012. Ru. Do/ Fjala