Jo vetëm Messi, ja 9 legjendat që ikën me sherr nga Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi është gati t’i thotë lamtumirë Barcelonës. Futbollisti më i rëndësishëm i brezit të tij, për shumë më i miri në histori, mund të jetë në ditët e fundit si lojtar Blagrana. Edhe pse largimi i argjentinasit do të ishte një goditje epike, e një niveli tjetër, tifozët katalanas tashmë kanë parë lamtumirën e legjendave të shumta të klubit, që kanë ikur përmes derës së pasme. Ja disa prej tyre:

Maradona
Argjentinasi, si bashkatdhetari i tij, shënoi një epokë te Barcelona. Megjithëse qëndrimi i tij në “Camp Nou” ishte shumë më i shkurtër, largimi u shënjua nga përplasjet me bordin e entitetit katalanas. Maradona arriti në klub në qershor 1982 dhe u largua më 1984. Tensionet me trajnerin Menotti dhe menaxherët bënë që ylli botëror të paketonte bagazhet për te Napoli, ku mbetet një idhull.

Bernd Schuster
Mesfushori gjerman i joshi tifozët e Barcelonës me performancën në fushë, por krijoi tituj mediatikë me sjelljen e tij. Episodi më i famshëm, dhe përfundimtar për karrierën e tij si lojtar i Barçës, ndodhi në finalen e Kupës Europiane 1986, në “Sánchez Pizjuán”, kundër Steaua Bucuresti. Ai u largua nga fusha, kur u zëvendësua në minutën e 85-të, dhe shkoi direkt në hotel, prej nga i pa penalltitë. Gjermani duhet të godiste i pari ose i fundit në serinë e 11-metërshave. Núñez e ndërpreu aty kontratën e tij.

Michael Laudrup
Marrëdhënia e danezit me trajnerin Johan Cruyff nuk ishte më e mira dhe futbollisti u largua nga Barcelona. Bordi drejtues zbuloi se Laudrup kishte nënshkruar një parakontratë me Real Madridin dhe fama e tij si një lojtar i Barçës ra shumë. Lojtari e mbylli kontratën në “Camp Nou” dhe pastaj veshi fanellën e rivalit të përjetshëm. Ai luajti për dy sezone në “Santiago Bernabéu”, ku fitoi titullin më 1995.

Romário da Souza
Një futbollist fantazist. “Grabitqari” më i madh i zonës, që Barcelona ka pasur në historinë e saj. Por, si shumë figura legjendare në këtë klub, edhe ai përfundoi keq. Në vitin e tij të parë, braziliani mahniti me 32 gola në 47 ndeshje. Sidoqoftë, përplasja me Cruyff në sezonin 1994-1995 i dha fund fazës së tij me katalanasit. Pasi fitoi Kupën e Botës 1994, lojtari theksoi se i duheshin më shumë pushime dhe nuk u paraqit. Ai u kthye me vonesë te Barcelona dhe historia nuk mbaroi mirë.

Ronaldo Nazario
Presidenti aktual i Valladolid luajti për Barcelonën në sezonin 1996-1997. Robson e zgjodhi si një futbollist vendimtar në metrat e fundit dhe mund të themi se e justifikoi: 47 gola në 49 ndeshje. Sulmuesi donte të vazhdonte, por presioni i këshilltarëve të tij dhe fakti që nuk ndihej i vlerësuar, siç ka deklaruar më vonë publikisht, e dërgoi tek Interi. Klubi italian pagoi klauzolën e tij: 4.000 milionë peseta (25 milionë euro). Ishte një shumë rekord për kohën.

Lexo edhe :  Trembet Real Madrid! Vinicius Junior rrezikon pezullim për dy vite nga futbolli

Luis Figo
Largimi i portugezit është një nga më të përfolurit dhe më të kujtuarit nga tifozët e Barçës. Figo dëshironte një përmirësim të kontratës me katalanasit, gjë që nuk erdhi. Për pasojë, zgjodhi ta vazhdojë të rivalët e përjetshëm karrierën. Ai e lidhi të ardhmen me një fitore të mundshme të presidencës nga Florentino Pérez, i cili premtoi të paguante tarifat përkatëse, nëse zgjidhte Real Madridin. Pak besuan në triumfin e presidentit aktual të bardhë, por ky ishte rasti dhe Figo kaloi te galaktikët.

Ronaldinho
Braziliani që joshi “Camp Nou” dhe mori duartrokitje në “Santiago Bernabéu” ishte viktima e Guardiolës, kur ky i fundit mbërriti në stolin blaugrana, së bashku me Deco dhe Etoo, edhe pse kamerunasi zgjati një sezon më shumë. Në atë kohë, Ronaldinho bënte më shumë tituj për jetën e tij private sesa për produktin në fushë. Në çdo rast, largimi i tij ishte një goditje për tifozët katalanas, mjaft të lidhur me buzëqeshjen e një futbollisti, që ndryshoi imazhin e klubit. Ai nënshkroi me Milanin për 25 milionë.

Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi suedez nënshkroi me Barcelonën për 78 milionë dhe u largua te Milan për 25 milionë, një sezon më vonë. Marrëdhënia e tij e keqe me Pep Guardiolën e dinamizoi vazhdimësinë te Blaugrana-t, pavarësisht se tregoi cilësi në zonë. Kimia e tij në fushë, me Leo Messin, nuk ishte më e mira, pasi argjentinasi po fitonte rëndësi në repartin sulmues, habitatin natyror të Ibrahimovic. Suedezi i është referuar Guardiolës, në mënyrë sarkastike, në shumë raste si “filozofi”.

Neymar Jr
“Telenovela” e fundit në “Camp Nou”, me lejen e Leo Messit. Futbollisti brazilian u integrua në mënyrë perfekte në ekipin katalanas. Neymar ishte pjesë e një “tridenti” vdekjeprurës me argjentinasin dhe Luis Suárez, por PSG trokiti në derën e tij dhe anësori tha “po”. Dhoma e zhveshjes së Barçës u përpoq ta bindte, por kushtet dhe projekti nuk e penguan lamtumirën e tij për 222 milionë. Barça është përpjekur ta rikthejë Neymar në disa raste.

Të fundit

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research Letters , zbulon se situata...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë...

Lajme të tjera

Web TV