Pandemia/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë në 24 orët e fundit, ja si është gjendja në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë ndërruar jetë pesë pacientë të tjerë për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 280 humbje jete. (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Sot u raportuan 101 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 9380 numrin total të të infektuarve. Prej tyre, 5139 janë shëruar, ndërsa 3961 janë aktualisht aktivë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kështu do të “ngordhim” të tërë!

Nga Mentor Kikia Një tjetër i moshuar në Korçë u gjet i vdekur në banesë. Kishte disa ditë që kishte...

Celularët në shkollë vetëm me “lejen” e prindit! Udhëzimi: Gjatë mësimit “kyçen” në kuti

Në prag të nisjes së vitit shkollor, Ministria e Arsimit nxori një udhëzim me masa konkrete për përdorimin e celularëve në shkolla. Synimi është që celulari...

“Kanë përmbajtje të lartë nikeli”, Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshka nga Shqipëria

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kanë bllokuar një sasi pjeshkësh që ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për...

Cirk me motorrët në Sheshin “Skënderbej”!/ Policia Bashkiake në “gjumë”

Sheshi “Skënderbej”, zemra e Tiranës dhe hapësira më e madhe publike për këmbësorët, po shndërrohet çdo ditë në pistë për motorra. Përmes turmave të qytetarëve,...

E enjtja sjellë surpriza! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura...

Lajme të tjera

Web TV