Vetëm një gjysmë limoni dhe një lugë sodë e bukës, bën mrekulli në shëndetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e keni ditur përfitimin që sjell konsumi i limonit me sodë të bukës?

Mendohet se kombinimi i të dyjave është shumë efektiv për të ulur qelizat e kancerit dhe që t’i zhdukë ato. Pra, sot ne do t’ju tregojmë se si mund të përfitoni nga kombinimi i këtyre dy përbërësve. Në këtë pije, nuk ekziston rreziku i efekteve anësore, gjithashtu, këta dy përbërës mund të bëjnë ndryshime të mëdha pozitive në shëndetin dhe trupin tuaj.

Soda e bukës përdoret gjerësisht në trajtimin e pjesëve të ndryshme të trupit, si ato të jashtme dhe të brendshme. Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C dhe elemente të tjera të domosdoshme për trupin e njeriut e që konsiderohet si infuzion natyral.

Përfitimet e kombinimit të sodës së pjekjes dhe limonit:

1. Alkalinizimi i trupit:

Përzierja e limonit dhe bikarbonatit të natriumit bën alkalizimin e organizmit. Kjo na ndihmon për të luftuar acidozën që mund të ndodhë kur veshkat nuk heqin mjaftueshëm acid nga trupi ose në anën tjetër edhe kur trupi prodhon shumë acid.

Prandaj, është një ilaç i shkëlqyeshëm për veshkat, lehtëson punën e tyre dhe gjithashtu ndihmon në ç’helmimin e trupit dhe djegien e dhjamit.

2. Ndihmon sistemin e tretjes:

Ju tashmë e dini se limoni ndihmon sistemin tonë të tretjes. Pak sodë buke ndikon shumë pozitivisht në sistemin tonë të tretjes dhe e bën të funksionojë më mirë. Është anti-acid i mirë që lufton edhe fryerjen.

3. Pastron mëlçinë dhe rrit energjinë:

Ky ilaç i mahnitshëm mund të pastrojë mëlçinë dhe gjithashtu mund t’i japë trupit një dozë të mirë të vitaminës C, kaliumit dhe antioksidantëve. Pra, mos harroni të filloni ditën me këtë ilaç – do të ndjeheni të freskuar dhe plot energji gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, kjo përzierje, ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe përmirëson shëndetin tonë kardiovaskular.

Lexo edhe :  Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Përbërësit:

Një lugë gjelle sodë buke,

1 gotë ujë,

Lëngun e gjysmës së limonit.

Përgatitja:

Në gotën me uji e hidhni një lugë sodë të bukës dhe e përzieni mirë, pastaj nga gjysma e limonit e ndrydhni gjithë lëngun në gotën me ujë dhe sodë buke. Është e rëndësishme që kjo pije të pihet në stomakun bosh dhe të përsëritet një javë – pas një jave duhet të pushohet 2 javë të tëra dhe pastaj mund të përsëritet i njëjti cikël.

Aciditeti i limonit mund të jetë ndoshta i dëmshëm nëse teprohet, për këtë arsye duhet të ndiqni këshillat e shkruara më lartë. Është tejet e rëndësishme që kjo pije nuk ka efekte anësore dhe përveç përfitimeve të cekura më lartë, mendohet se lufton tumoret.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV