Rama jep detaje: Mesim me tre turne dhe punonjes të shëndetit publik në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes së zhvilluar me drejtuesit arsimor kryeministri Rama ka dhënë detaje si do të zhvillohet mësimi.

Sipas Ramës, 472 shkolla do të jenë me dy turne, 1 mijë e 997 shkolla me 1 turn dhe 183 shkolla me 3 nënturne

Orët e mësimit do jenë 30 minutëshe dhe për mësimin në klasa duhen respektuar rregullat e s’duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës, porositi shefi i qeverisë drejtuesit arsimorë.

“Për shkollat me mësim të kombinuar, klasat do zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës, javën e dytë online. E nxënësit do vlerësohen vetëm sipas mësimit në shkollë.

Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tijin po duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1, 2 dhe 3 turne. Ashtu sikur e di se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minutshe ku në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë asnjë klasë me më shumë se 20 nxënës. Javën e parë do të zhvillohet në klasa dhe 1 javë online. Dje u hapën 600 klasa nëpër shkollat publike për 4500 nxënës që e kishin të pamundur gjatë karantinës të ndiqnin mësimin online”, u shpreh Rama

Rama u shpreh që përveç bazës material në shkolla do të jetë i pranishëm dhe një person nga sistemi i shëndetit publik.

“Pas trajnimeve të vazhdueshme me drejtuesit arsimorë, pajisjen me bazë material të nevojshme ku shtohen këtë vit dorezat alkool termometër etj, do të ketë një person nga sistemi I shëndetit publik pranë shkollës, ju lutem duhet të jenë kontakt i juaji i përditshëm, për t’ju gjendur pranë për të këmbyer një informacion”, tha Rama./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV