Kandidati Biden kryeson anketat në vend, gara në shtetet kyçe mbetet e ngushtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë javë nga dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ish Nënpresidenti Joe Biden po ruan epërsinë disa mujore ndaj Presidentit Donald Trump, sipas sondazheve mbarëkombëtare.

Por anketat tregojnë se gara është ngushtuar dhe madje dallimet janë të vogla në shtetet e pavendosura që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin.

Zoti Biden, i cili ka qënë një senator amerikan për 36 vjet, dhe njeriu i dytë në komandë nën Presidentin Obama për tetë vjet, ka kryesuar me një epërsi prej 8 deri 10 përqindndaj zotit Trump në anketat e realizuara gjatë vitit 2020.

Por epërsia e tij është zvogëluar në një mesatare prej 6.2 përqind në sondazhet e marra së bashku të kohëve të fundit dhe të përpiluara nga faqja e internetit RealClearPolitics. Epërsia e zotit Biden është madje edhe më e ngushtë në tre shtete të rëndësishme të fituara shpesh nga demokratët – Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin – të cilat zoti Trump i fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2016, duke i dhënë atij fitoren.

Shtetet e Bashkuara vëndosin për presidencën përmes një forme indirekte të demokracisë, jo nga vota popullore kombëtare por përmes Kolegjit Elektoral, ku fituesi në secilin shtet merr të gjitha votat e Kolegjit Elektoral të atij shteti. Votat elektorale të çdo shteti varen nga numri i popullsisë së secilit shtet.

Për t’u bërë president, kandidati duhet të fitojë të paktën 270 nga 538 votat elektorale. Shtetet më të populluara, Kalifornia me prirje demokrate me 55 vota dhe Teksasi i kontrolluar nga republikanët me 38 vota – kanë ndikimin më të madh. Shtatë shtete dhe kryeqyteti Uashington, kanë peshën më të vogël me vetëm tre vota elektorale secila.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsinin, dhe rezultati në 47 shtetet e tjera mbetet politikisht i njëjtë si në vitin 2016, demokrati 77-vjeçar do të fitojë presidencën. Sondazhet aktuale e vënë zotin Biden në avantazh në të tre shtetet, por në epërsi të ngushtë me 4.7 përqind në Pensilvani, 2.6 përqind në Miçigan dhe 3.5 përqind në Uiskonsin.

Lexo edhe :  Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

74-vjeçari Trump humbi votën popullore në vitin 2016 me rreth 2 përqind ose afro 3 milion vota – ndaj demokrates Hillary Clinton, ish-sekretare e Shtetit.

Në ditët para zgjedhjeve të vitit 2016, disa anketa parashikuan një avantazh kombëtar për zonjën Clinton, por nuk përllogaritën që Trump mund të fitonte tre shtete fushëbeteja në të cilat zoti Obama doli fitues në vitin 2012. Avantazhi i votës popullore për zonjën Clinton ishte kryesisht për shkak të një fitoreje të madhe në Kaliforni.

Përveç tre shteteve fushëbeteja, anketat tregojnë se edhe shtete të tjera mund të ndryshojnë kahjen politike në zgjedhjet e nëntorit dhe që mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në rezultatin kombëtar.

Sondazhet nga RealClearPolitics tregojnë se zoti Biden kryeson në shtetin e rëndësishëm të Floridës, ku është zhvendosur zoti Trump pas largimit nga Nju Jorku, me 3.7 përqind. Florida ka 29 vota elektorale, dhe humbja e atij shteti për zotin Trump do ta vështirësonte, por jo të pamundësonte, fitimin e një mandati të dytë.

Të dy kundërshtarët, Biden dhe Trump po ashtu kanë mbështetje thuajse të barabartë në tetë shtete të tjera, gjashtë prej të cilave zoti Trump i fitoi në vitin 2016. Zoti Biden tani kryeson me një përqindje të vogël, sipas anketave, në katër prej shteteve, përfshi dy që zoti Trump fitoi në 2016, Ohajo dhe Arizona.

Në katër dekadat e fundit, vetëm dy presidentë në detyrë, Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992, nuk kanë arritur të rizgjidhen për një mandat të dytë.

Pretendentët Trump dhe Biden kanë në plan të zhvillojnë tre debate, një në shtator dhe dy debate në tetor. Ndërsa Nënpresidenti Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja Kamala Harris, do të zhvillojnë vetëm një debat në fillim të tetorit./VOA

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV