“Vuajmë çdo ditë”, Bella Hadid tregon për sëmundjen nga e cila vuan ajo dhe familja e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja me famë botërore, Bella Hadid, ka treguar se vuan nga një sëmundje infektuese. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social ‘Instagram’ ajo ka treguar se vuan nga sëmundja ‘Lyme’ që shkaktohet nga bakteri Borrelia.

Modelja ka treguar për simptoma, të tilla si vështirësia në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çregullim në të ushqyer, pagjumësi, dhimbje të kyçeve, “mjegull” të trurit, shtim dhe humbje peshe, ndjeshmëri e madhe ndaj dritës dhe tingujve dhe shumë të tjera.

“Çdo ditë, ndjej të paktën 10 prej këtyre simptomave, që prej moshës 14-vjeçare, por më agresivisht pasi mbusha 18 vjeç”, zbulon Hadid.

“Ja çfarë vuajmë në çdo ditë. Pa një kurë”, shprehet ajo.

Modelja i referohet sëmundjes si “sëmundja e padukshme”, sepse mesa duket, nuk është vizualisht e dukshme për njerëzit e tjerë, kur dikush i përjeton simptomat e saj.
Vëllai më i vogël i Hadid, Anwar dhe nëna e tyre, Yolanda, vuajnë gjithashtu nga kjo sëmundje.

Ndërsa, Gigi Hadid, që është në pritje të fëmijës së parë me Zayn Malik, foli vitin e kaluar, për ndjesinë e fajit që kishte, pasi nuk përjetonte të njëjtat dhimbje si ato të anëtarëve të familjes së saj.

“Fakti që u rrita me tre nga anëtarët e familjes të sëmurë, më bëri të pavarur. Nëna ime nuk mund t’i jepte makinës ose të ngrihej nga shtati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë, bëja drekën etj”, tha ajo për Elle në vitin 2019.

Gigi shtoi: Unë gjithashtu ndihesha në faj, për faktin se isha personi i vetëm në familje, që nuk e kuptoja se ç’po kalonin ato. Është shumë e vështirë kur e gjithë familja jote është në dhimbje dhe nuk di çfarë të bësh. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje...

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Lajme të tjera

Web TV