Hysaj: Duam fitore në Minsk për një nisje të mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mungesë 9-mujore, që në vend që të krijojë largësi, e ka afruar edhe më tepër grupin e Kombëtares. Kështu ka deklaruar kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, duke folur të enjten në konferencën për shtyp në Bjellorusi.

“Jemi bashkuar si më përpara, – ka deklaruar ai. – U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin.”

Futbollisti shkodran ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në Kombëtares, ndërsa ka vlerësuar evolucionin e grupit. “Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme, – ka thënë ai.

– Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi t’i fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren.”
“Ne po nxjerrim shumë lojtarë të rinj, të cilët kërkohen nga ekipe të rëndësishme, – ka vijuar Hysaj. – Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin, po futen në grupin tonë.” 26-vjeçari ka folur edhe për formën e tij fizike, duke pohuar: “Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike.”

Lexo edhe :  OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah

“Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren, – ka thënë futbollisti kuqezi sa u përket skemave. – Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol. E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë”, – ka përfunduar kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV