OFL iu kërkon 4 “të fortëve” në Tiranë burimin e pasurisë, mes tyre miku i nipit të Enver Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar shkresë katër të dënuarve në Tiranë, për burimet e pasurisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Altin Çela, Genci Xhixha, Ergest Zhupani, Sulejman Sina.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Altin Çela, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Genci Xhixha është ndër të pandehurit e grupit të kokainës të laboratorit të zbuluar në Xibrakë, ku gjatë operacionit të policisë u arrestua edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe njihej si mik i tij.

Ergest Zhupani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Sulejman Sina, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV