PD akuza qeverisë/ Salianji: Rama armiku i bizneseve prodhuese, në vend që t’i ndihmojë u lëshon taksidarët me gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj qeverisë duke i bërë përgjegjës për braktisjen e bizneseve vendase gjatë pandemisë dhe çuarjen drejt falimentimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP, i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues.

Kjo vjen pasi biznesi dhe të punësuarit në të nuk u ndihmuan nga qeveria përgjatë gjithë pandemisë, madje u përjashtuan nga paketat ndihmëse duke u mohuar atyre të përfitojnë nga paketa e ndihmës qeveritare. Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t’iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime. Pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër. Në fund gjoja i ofron një garanci sovrane kushtet e të cilës janë qesharake dhe të pamjaftueshme!

Pasi i shmanget përgjegjësisë karshi biznesit dhe qytetarit, në kohë pandemie, i kërkon bizneseve me përdhunë të paguajnë për keqmanaxhimin e tij. I kërkon tatimorëve të sillen barbarisht ndaj bizneseve dhe sipërmarrjeve. Prandaj ato janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërkuar me përdhunë taksa dhe duke kërcënuar me faliment ose gjoba të frikshme. “Parà ose faliment!” kjo është motoja e pandershme dhe mafioze që i ofrohet bizneseve nga xhambazët e rilindjes.

PD po merr me dhjetra denoncime nga biznese prodhuese, qe faktojnë represionin e inspektoriateve dhe kërcënimet mafioze të tyre.
Filozofia e Ramës dhe kësaj qeverie po bëhet përditë edhe më e qartë për këdo sipërmarrës, të punësuar apo dhe pensionist. Nuk kanë ndërmend të mbështesin biznesin prodhues vendas, nuk kanë ndërmend të ndihmojnë një punëdhënës të rëndësishëm dhe me peshë. Jo! Ata nuk mendojnë se shqiptarët kanë të drejta dhe se duhet të punojnë. Ata duan vetëm të përfitojnë dhe abuzojnë.

Lexo edhe :  VIDEO/ 'Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca', manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

Prandaj, Rama në vend që të lehtësonte nga taksat, të subvenciononte prodhimin dhe të ndikonte për shtyrjen e kësteve të kredisë për të ndarë sakrificën e biznesit po i kërcênon, gjobit dhe mbyt me shkresa dhe bllokime!

Miliona Euro shpërdorohen në tendera dhe PPP, në vend të ndihmohen sipërmarrjet për të hapur vende pune, për të sjellë zhvillim, punësim dhe mirëqenie!
Qeveria Rama është armikja e biznesit dhe sipërmarrjes!

Ne do të mbajmë shënim emrat e atyre që sot gjezdisin me bllok kërcënues në dorë duke u prerë të drejtën familjeve shqiptare për të ardhura. Shqiptarët nuk do të tremben dhe as do të kërcënohen nga mafiozët që u vendosin lakun në fyt gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Askush nuk mund të detyrojë shqiptarët të paguajnë me gjakun dhe djersën e tyre harbimin pushtetar.

Ata e kanë të qartë se kush është kryefajtori. Por dhe ne nuk do të harrojmë të çojmë përpara përgjegjësisë ato që sot fshihen pas urdhrit. Kjo nuk është një deklaratë hakmarrëse, por është zotimi për të vendosur drejtësinë dhe rendin përpara shumicës së heshtur. Atyre që kontribuojnë në heshtje në mirëqenien tonë.

Të fundit

Betohet qeveria e re e Greqisë, ja kush janë ministrat e Kyriakos Mitsotakis

Përfundoi betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë pak pas orës 11:00 në Pallatin Presidencial, në prani të Presidentit...

Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Nga Frrok Çupi Sot vetëm 28 njerëz prej nesh janë të sigurt. Ata prehen më së shumti në tokën e një fshati me emër të...

Protesta e paralajmëruar e PD/ Policia merr masa, ja segmentet me kufizim të lëvizjes

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035,...

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm...

Djali i Trump trondit me deklaratën e tij gjatë takimit me Vuçiç

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet që çuan në bombardimet e NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV