Vjehrri i infektuar u hodh nga Sanatoriumi, ish-deputeti: Shfaqi probleme psikologjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi i cili i dha fund jetës tek ish-Sanatoriumi, siç njihet ndryshe spitali Covid-2, është vjehrri i ish-deputetit Gjetan Gjetani.

Ish-deputeti socialist, ka komentuar ngjarjen e rëndë, pasi vjehrri i tij Hasan Mira, u vetëflijua duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

I kontaktuar nga ABC News, Gjetan Gjetani tha se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen dhe sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme.

“Do flas në një moment të dytë për ngjarjen. Problemet psikologjike i shfaqi ditën e sotme”, mësohet të ketë thënë Gjetani.

Vjehrri i Gjetanit, Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e së mërkurës. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe...

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Lajme të tjera

Web TV