“Biseda e fundit me të”, kirurgu i njohur mesazh prekës për mjeken shkodrane që humbi betejën me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndarjes nga jeta të mjekes Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me koronavirusin, vjen një mesazh prekës nga kolegu i saj, kirurgu i njohur i QSUT-së, Arben Beqiri.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ doktor Beqiri ka kujtuar kohën kur punonin bashkë në spitalin e Shkodrës.

Po ashtu, Beqiri ka ndarë edhe bisedën e fundit me të lidhur me mjekët e rinj.

Postimi i plotë i mjekut

Zyliha Kraja, një emër, që më ka përcjellë që kur kam qenë student në mjekësi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahisë për praktikë në Spitalin Jorgji Karamitri! Spitali i Shkodrës kishte mjekë të mëdhenj, shumë të aftë për nga profesioni, të jashtëzakonshëm për nga personaliteti, shpirtëra të lirë e të panënshtruar edhe në diktaturë!

Mark Mirashi me një disipline Gjermane dhe teknikë kirurgjikale të pastr, Ramiz Hafizi një erudit që mund të barazohej vetëm me një bibliotekë, Ferit Hoti me një humor dhe ironi pozitive që nuk linte asnjë ta zinte gjumi, dhe për nga përgatitja fizike krahasohej edhe me një kampion të peshëngritjes.

Zamir Shazi aq i sjellshëm dhe etik gjithmonë i gatshëm të të ndihmonte dhe të ftonte në operacione.

Ali Spahia kirurgu i jashtëzakonshëm që kishte realizuar në Dukagjin ndërhyrje që ishin jo të lehta për kolegë në qendra universitare, që burgu politik nuk e pengoi të ishte më i liri mbi të gjithë, që udhëhoqi lëvizjen demokratike të Dhjetorit në Shkodër.

Dhe në mes tyre qëndronte e vetmja femër, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e një grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtëzakonshmi që kam parë ndonjëherë kudo ku kam qenë e kam udhëtuar (dhe kam parë e udhëtuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Dita e punës në këtë mjedis ishte e veçante, njeri të sillte një libër të ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje të Dostojevskit, një tjetër këndonte opera, dikush recitonte me qindra vargje të Lahutës së Malesisë së Fishtës……kujdesi për pacientët me ato kushte dhe mjete ishte i jashtëzakonshëm.

Lejla Tukiqi një tjetër kirurge e talentuar me të drejtë shprehej “mezi pres të shkoj në punë në mëngjes”. Ishte e plotësisht e vërtetë! Të gjithë prisnim me padurim.

Sot dirigjentja e kësaj orkestre virtuoze nuk është mes nesh! Covid 19 u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve pasi sa ishte në këmbë ajo nuk u nda prej tyre.

Një muaj më parë më telefonoi, për të më shprehur opinionin e saj për një emision mbi mjekët e rinj. Ishte me të drejtë krenare që në moshën e saj 80 vjeçare dilte çdo ditë në spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa të mos kishin nevojë për të! Falenderonte ekipin aktual të mjekëve, trashëgimtare të denjë të brezit vjetër, që i krijuan një ambient të këndshëm pune.

Ai ambient profesional më shoqëron gjatë gjithë karrierës time si kirurg! Do na mungojë Dr. Zyliha Kraja!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV