Marrëveshja Kosovë-Serbi/Anika Dokle: Ekspertët e “midhjes dhe peshkut” rreken të sqarojnë miletin për rëndësinë e saj me gjuhën e urrejtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktoresha e njohur Anika Dokle ka reaguar lidhur për marrëveshjen Kosovë-Serbi përmes një statusi në Facebook.

Dokle sqaron se shqiptarët kanë të drejtë për skepticizmin e tyre lidhur me këtë marrëveshje , por gjithashtu ironizon ata që përdorin gjuhën e urrejtjes për të sqaruar rëndësinë e marrëveshjes.

Statusi i plotë

Çdo shqiptar ka të drejtë të jetë skeptik për marrëveshjet ndërkombëtare politiko-ekonomike, dhe kur ato janë qartazi në favor të shqiptarëve, sepse të gjithë e dinë çfarë është bërë ndër shekuj me “marrëveshjet”. Shqiptarët gjithashtu, kanë të drejtën të merren edhe me “lapsuset” virtuale të presidentit të SHBA-ve, sepse sytë dhe veshët i kanë vetëm atje, tek aleati strategjik.

Po këta ekspertët e “midhjes dhe peshkut” nuk arrij të kuptoj unë, që me gjuhë urrejtjeje rreken të sqarojnë miletin për rëndësinë e marrëveshjes dhe nivelin e anglishtes.

Po kush i pordhi këta, në fund të fundit?!

Janë një grusht i vogël njerëzish që urrejtjen e kanë më të madhe se një organizatë terroriste.

Gjithë ky vrer nga ç’skuta u del, xhanëm?!

P.S. Në këto kushte, gëzohem dyfish që e ardhmja e shqiptarëve projektohet përtej Atlantikut!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Horoskopi i ditës së premte, 16 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Po flasim për një rilindje, një drejtim të ri ekzistencial dhe dashuror. Sa i përket punës, në këtë periudhë do të korrni...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

Lajme të tjera

Web TV