‘Vaksina e Oksfordit’/ Pezullohen testimet, ja çfarë i ndodhi pacientit të testuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota po lufton se për të prodhuar vaksinën e parë anti-covid. Por njërës prej kompanive i është ndërprerë prova e vaksinës.

Provat klinike po zhvilloheshin nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Ato janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një nga vullnetarët në Britani u panë reagime të dyshimta, të kundërta nga ajo që pritej.

Nuk janë dhënë detaje të shumta në lidhje me problemet që ka shfaqur personi, por ai është duke u kuruar.

Këtë ngjarje “AstraZeneca” e përshkroi si tejet normale në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”, që sipas kompanisë kjo gjë mund të ndihmojë për rishikim të dhënave.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford, deri tani ka qenë një nga pretendentët më të fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht. Vaksina kishte kaluar me sukses dy provat e para, faza e tretë e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut.

Zakonisht faza e tretë e një vaksine mund të zgjasë disa vite, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme ekspertët po mundohen ta bëjnë të zgjasë vetëm disa muaj.

Kompanitë, përfshirë “AstraZeneca”, “Pfizer Inc” dhe “GlaxoSmithKline”, u zotuan të ruanin standardet e sigurisë dhe efikasitetit shkencor për vaksinat e tyre eksperimentale, pas një rritje të shqetësimit se standardet e sigurisë mund të anashkalohen  përpara presionit politik për të pasur një vaksinë.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV