Covid-19/ ‘Soros’ i dhuron 1.5 milion euro Kosovës për të blerë teste PCR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondacioni ‘Soros’ i ka dhuruar 1.5 milion euro Kosovës për të blerë testet PCR. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili është shprehur se ‘ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksioneve Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare’.

Postimi i plotë:

Donacioni i radhës na vjen nga Soros. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke inicuar atë.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në...

Auto Draft

Trazirat në Champions ndaj Arsenalit, UEFA gjobit Real Madridin

Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Real Madridin me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij...

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana,...

“Ferma e Kafshëve” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pas 5 vitesh

Një nga veprat më të fuqishme dhe të diskutuara të letërsisë moderne, “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, rikthehet në skenën shqiptare përmes një...

Lajme të tjera

Web TV