Dëshmia tronditëse e trashëgimtares së Gucci-t: Si abuzoi njerku me mua për 16 vite!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alexandra Zarini, mbesa 35-vjeçare e Aldo Gucci ka nxjerrë detaje të reja nga abuzimi seksual i sa nga njerku i saj.

Alexandra ka nisur një proces gjyqësor ndaj njerkut të saj, Joseph Ruffalo, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të për 16 vite me radhë.

Përmes një video ajo dëshmon se Ruffalo hynte rregullisht në shtratin e saj dhe madje e ëma e saj dhe gjyshja ishin në dijeni për këtë gjë, por nuk e ndalonin atë dhe madje i kyçnin gojën vajzës.

Për shkak të kësaj ngjarje ajo rrëfen se për vite me radhë konsumonte kokainë pasi dëshironte që të mos kujtonte ngjarjen e rëndë.

“Nëse mendoni se kjo nuk ndodh në Beverly Hills, atëherë duhet ta dini që abuzuesi im jeton ende në Kaliforni, kalon kohë në klubin Bel-Air dhe është vullnetar në spitalet e fëmijëve tuaj”, tha Zarini.

“Kjo nuk është diçka që u ndodh vetëm familjeve të tjera, lagjeve të tjera ose vendeve të tjera. Ndodh kudo”, përfundoi ajo.

Në një deklaratë, nëna e saj, Patricia Gucci, tha se ajo ishte thellësisht e penduar për dhimbjen që Joseph Ruffalo i shkaktoi Alexandrës.

Procesi gjyqësor hap një kapitull të ri polemikash në familjen e famshme Gucci, e cila hoqi dorë nga biznesi në 1993. Marka Gucci aktualisht është në pronësi të konglomeratit luksoz francez Kering, i cili raportoi më shumë se 18 miliardë dollarë të ardhura në 2019. Rreth 11 milionë dollarë i atribuohet Gucci./re.gu/Fjala.al

Të fundit

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Lajme të tjera

Web TV