Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga takimet e saj me të rinjtë e qytetit të Fierit.
Kryemadhi shprehet që 25 prilli do të jetë dita ku gjimnazistët e Fierit dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë për një të ardhme më të mirë.
Do jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat që i janë bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini./Jo.Be/Fjala.al
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.
Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit.