Detaje shokuese nga abuzimi i të miturës në Pogradec, u përdhunua dhe u rrah mizorisht për gati 2 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja zbardhen nga abuzimi seksual i 13-vjeçares nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë të njësisë Buçimas, Pogradec.

Vajza me të arrestuarin e akuzuar për marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të miturën Blerim Bizgjoni ishin komshinj.

Bizgjoni, çoban është me origjinë nga Rrodokal i Mokrës dhe njihej në fshat si njeri problematik.

Burime për “Fjala.al” bëjnë të ditur gjithashtu se vajza vinte nga një familje shumë e varfër dhe i ati ishte me aftësi të kufizuara mendore ndërsa e ëma pa punë.

Nga burimet mësohet se abuzimi seksual ka nisur më 30 korrik kur ka marrë vajzën me pretendimin se do të kujdesej dhe do e mbronte.

“Mësohet se abuzimi seksual ka nisur ditën e Bajramit dhe më pas e ka mbajtur me forcë për më shumë se dy muaj.

Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Gjithashtu nga dëshmia e vajzës mësohet se e mitura ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit dhe shkonte shpesh tek shtëpia e saj.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti”, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

Pas denoncimit të 13-vjeçares, policia ka kërkuar bërjen e ekspertizën mjekësore për të vërtetuar abuzimin. Ekspertiza ka konfirmuar abuzimin ndaj vajzës.

Familjarët e autorit kanë kërkuar nga familjarët e vajzës së abuzuar që të tërheqë padinë ndaj tij. Pritet që Bizgjoni të dalë para gjykatës në ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV