test

Kush jane dy gjeneralet e rinj qe dekretoi sot presidenti Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolonelët Arben Kingji e Ilir Xhebexhia janë dy gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ata janë dekretuar sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me gradën “gjeneral brigade”.

kingjiKolonel Arben Kingji mban aktualisht detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

xhepexhia

Kolonel Ilir Xhebexhia aktualisht mban detyrën e zëvendëspërfaqësuesit ushtarak në NATO, atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes. Ndërsa në 2006 – 2007 ka qenë oficer koordinator, pranë Komandës Qendrore Amerikane Tampa-Florida USA. Ai ka ushtruar edhe detyra si zëvendëskomandant i Qendrës së Radio-Zbulimit, nënkolonel, oficer Shtabi për Inteligjencën, Përfaqësia Ushtarake – Bruksel.

Ai ka marrë pjesë në disa misione ndërkombëtare si: stërvitja “Rescuer”, Maqedoni; oficer koordinator “Rescuer”, Maqedoni; misioni i SFOR-it në Bosnje-Hercegovine; operacioni “Liria Irakut” (C-2 në CJTF-7) në Bagdad.

Në formimin e tij, tashmë gjeneral brigade Ilir Xhebexhia numëron edhe një sërë kursesh në Turqi, Gjermani, Greqi, Holandë. Gjatë karrierës së tij, gjeneral brigade Xhebexhia është vlerësuar me disa dekorata, përfshirë; “Medalja e NATO-s për Misionin e Paqeruajtjes” 1998, dhënë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO. Ai botoi dy libra, “Liria e Irakut” në 2006 dhe “Evropa Juglindore Proceset Integruese” në 2007 dhe bashkëautor në disa botime të tjera.

Të fundit

Zbuloni çfarë ju ndodh nëse laheni në det menjëherë pasi keni ngrënë

A ka njeri që mund të harrojë padurimin që kishim të gjithë si fëmijë kur prisnim të kalonin tre...

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Nga Kreshnik Spahiu Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj...

Euro2024, ja ‘orakujt’ që kanë parashikuar saktë ndeshjet

Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të italianëve. Në një video të publikuar në...

Jude Bellingham shkëlqeu në fushë, por e dashura e tij mungoi në ndeshje

Yjet e futbollit anglez u bashkuan me partneret e tyre pas fitores 1-0 të Tre Luanëve kundër Serbisë mbrëmë. Por lojtari i ndeshjes që shënoi...

FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës

Në kohën kur fluksi emigrantëve dhe turistëve pritet të jetë i lartë për shkak të sezonit veror, dogana e Kapshticës ka pësuar një transformim,...

Lajme të tjera

Web TV