Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri thërret Këshillin Politik të hënën: Synim arritja e një konsensusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet Këshilli Politik. Përfaqësuesi i maxhorancës në këtë Këshill, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës ditën e hënë, në orën 18:00.

Me anë të një mesazhi, Gjiknuri shprehet se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Sipas tij, ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mesazhi i plotë
Të nderuar koleg,
Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.

Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve.
Faleminderit,
Damian Gjiknuri
Përfaqësues i Partisë Socialiste

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare/Basha thërret më 1 qershor Kuvendin e PD

Lulzim Basha do të thërrasë Kuvendin e Partisë Demokratike. Ky kuvend do të mbahet në datë 1 qershor, për...

Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Imolas, ritmi i lartë i Norris nuk mjafton

Gara e shtatë sezonale në Formula 1 e zhvilluar në Emilia-Romagnas në Itali u mbyll me triumfin e Max Verstappen. Holandezi, që e mbrojti...

Monopatinat burim aksidentesh/ Rrugorja merr masa për drejtuesit që shkelin rregullat

Policia rrugore në Vlorë ka marrë masa të rrepta për të gjithë ata që nuk resptektojnë rregullat e qarkullimit me monopatina. Për rrjedhojë këtë në...

Rama: Ditën që Albini shpalli fushatën kundër qeverisë time, hëngri makarona me mua

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vet ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut....

Turi i 81 çiklistik i Shqipërisë, policia njofton masat, ja rrugët që bllokohen

Ditën e nesërme, në vendin tonë do të zhvillohet turi i 81 çiklistik të Shqipërisë në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km...

Lajme të tjera

Web TV