Një çift ka zgjedhur një mënyrë të ‘çmendur’ për të zbuluar gjininë e bebes në pritje.
Bloggerët e Youtube, Anas e Asala Marwah zbuluan gjininë e fëmijës së tyre të dytë në ndërtesën e Burj Khalifa në Dubai. Ndërtesa u kthye në ngjyrë blu dhe në të shkruhej ‘It’s a boy!’, e përkthyer në shqip ‘Është djalë’ .
Normalisht prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë por nuk dihet nëse ishte një event i sponsorizuar, raporton agjencia Arab News.
https://www.instagram.com/p/CE7NMiUAeCb/
Çifti Marwah postoi pamjet në kanalin e tyre në YouTube ku shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë . Zonja Marwah, e cila kishte planifikuar prej një muaji surprizën me të shoqin, tha: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.
Burj Khalifa gjithashtu postoi videon në llogarinë e tyre duke ofruar urime për çiftin: “Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarwah e @AsalaMaleh.’/re.gu/Fjala.al