11-vjeçarja nga Tirana: Kur motra shkoi në maternitet për të lindur, burri i saj më përdhunoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 11-vjeçare nga Tirana ka denoncuar burrin e motrës për përdhunim. E mitura e denoncoi menjëherë kunatin e saj pasi ai u largua në Greqi. Ajo i ka treguar uniformave blu se kunati i saj ka abuzuar seksualisht me të menjëherë pasi motra e saj u dërgua në maternitet për të lindur.

Shtetasi i identifikuar me inicialet K.Z është shpallur në kërkim menjëherë pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Burimet bëjnë me dije se 11-vjeçarja shkonte shpesh tek e motra pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar, janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11-vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

“Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje”, është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë./re.gu/Fjala.al

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV