Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 55 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.
Në një konferencë për media në Prishtinë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 574 mostrave.
“Mund t’ju them se kemi rënie të dukshme të situatës epidemiologjike”, tha Ramadani, duke njoftuar edhe për shërimin e 150 pacientëve.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,692, 600 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 11,585 janë shëruar.
Aktive mbeten edhe 2,507 raste./Re.Gu/fjala.al