Shenjat e lodhjes kronike, ja kurat natyrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të pamundur të shpjegojnë se çfarë po ndodh me organizmin e tyre. Deri më tani nuk ka një kurë të mirëfilltë për sindromën e lodhjes kronike dhe diagnostifikimi i saj është i vështirë.

Ekspertët e AgroWeb tregojnë se sindroma ka të bëjë me një kombinim faktorësh, ndonëse mjekët dyshojnë se ajo nis pas një viroze ose trauma fizike apo emocionale.

Sindroma e lodhjes kronike mund të nxitet edhe nga prishja e ekuilibrave të disa gjendrave në organizëm, problemeve të imunitetit e të tjera.

Simptomat e sindromës së lodhjes kronike
• Rëndesë
• Ngadalësi në të menduar dhe vepruar
• Rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet
• Vështirësi në përqendrim apo në qasjen e kujtimeve afatshkurtra
• Dhimbje sporadike të kyçeve
• Dhimbje të fytit
• Dhimbje koke

Trajtimet e sindromës së lodhjes kronike
Duke qenë se shkaqet e kësaj sindrome nuk janë të njohura, mjekët e kanë shpesh të vështirë ta kurojnë atë.
Megjithatë, ka disa trajtime specifike të kësaj sindrome.

Kurat kundër depresionit

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë trajtohen me ilaçe kundër depresionit, sepse shpesh disa simptoma janë të ngjashme.

Kurat kundër pagjumësisë

Mungesa e gjumit shfaqet me sindromën e lodhjes kronike, ndaj mjekimet e rekomanduara nga mjeku ose kurat natyrale, ndihmojnë për një pushim të trupit dhe të mendjes.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6.
Mund edhe t’i merrni si suplemente në farmaci.
Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

Lexo edhe :  “Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Terapitë

Nga të dhënat e AgroWeb-it disa nga trajtimet më të mira të sindromës së lodhjes kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike.
Aktiviteti fizik duhet të jetë i lehtë dhe i personalizuar me ndihmën e një profesionisti.
Mjekët munden të rekomandojnë edhe këshillim të personalizuar te psikologu, që pacienti të rimarrë kontrollin e jetës së tij.

Të fundit

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Lajme të tjera

Web TV