Jozefina Topalli thotë se është shumë e vështirë të parashikojë se çfarë do ndodhë më 25 prill në zgjedhjet parlamentare. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ajo u shpreh:
-A mund të bëni një parashikim, çfarë mund të ndodhë më 25 prill?
-Është e pamundur në Shqipëri të bësh parashikime.
-Keni shumë të drejtë, por ju jeni politikane që i njihni zgjedhjet.
-Nëse do krijohet një lëvizje për ndryshim, tri forcat politike do ulen në gjunjë.
-Zonjë, establishmenti ky është.
-S’ka asgjë të përjetshme. E kanë mbyllur ciklin e tyre. Politikanët janë shumë të konsumuar dhe shqiptarët janë aq të qartë sa po të krijohet një lëvizje për ndryshim, me një drejtim të pa korruptuar, me një grup të rinjsh që japin besim dhe shpresë, sigurisht të tri forcat politike vitin e ardhshëm do jenë në gjunjë. Kanë kaluar tre dekada dhe cikli është mbyllur. Unë besoj se mund të ndryshohen shumë gjëra. Gjithçka është e mundur të ndodhë në Shqipëri. /Fjala.al/Ke.Ba