Raporti: Pandemia zhbën përparimet në luftën kundër varfërisë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të ri pandemia e COVID-19 e ka ngadalësuar përparimin e shënuar në zbutjen e varfërisë dhe përparimit global të çështjeve që lidhen me shëndetin.

Bazuar në gjetjet e raportit vjetor “Goalkeepers” të fondacionit të Bill dhe Melinda Gates, një sipërmarrje filantropike e krijuar nga miliarderi themelues i Microsoft-it dhe bashkëshortja e tij, rreth 37 milionë njerëz janë zhytur në varfëri ekstreme që nga fillimi i pandemisë, me një normë që është rritur me 7 për qind në vetëm disa muaj.

Ndërkohë përqindja e fëmijëve që vaksinohen rregullisht për sëmundje të tilla si fruthi dhe difteria ka rënë nga një shifër rekord prej mëse 80 për qind vitin e kaluar në 70 për qind në vitin 2020, nivele që raporti thotë se nuk janë parë që nga vitet 1990.

“Jemi kthyer 25 vite pas në 25 javë”, thuhet në raport, i cili ndjek progresin mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Gjatë një interviste për gazetën The New York Times, Bill Gates pranoi pengesat e shkaktuara nga COVID-19, por ai shprehu optimizëm se bota do ta rimarrë veten “në dy apo tre vjet”, ndërsa paratë nga turizmi, remitancat dhe huatë e Bankës Botërore të fillojnë të rrjedhin në ekonomi sërish apo sapo të vaksinohet e gjithë bota, gjë që ai parashikoi se do të ndodhë në vitin 2022.

Ndërsa numri i rasteve të përgjithshme me COVID-19 po i afrohet në mënyrë të qëndrueshme shifrës 30 milionë, duke përfshirë më shumë se 929,000 vdekje, disa vende po përjetojnë një rritje të shpejtë të rasteve të reja, që po i detyrojnë autoritetet të vendosin kufizime të rrepta për qytetarët e tyre./VOA

Të fundit

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla,...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Lajme të tjera

Web TV