Arsyet pse nuk mund të flini pa përqafuar dikë apo diçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ky zakon mund të jetë i lidhur me pozicionin gjatë të cilit flinim kur ishim në barkun e nënës, nuk ka të bëjë me fëmijërinë gjithsesi.

Nuk ka rëndësi nëse është një arush apo një jastëk i butë, ju gjithmonë dëshironi të keni diçka që mund ta përqafoni, sepse e shihni si mënyrën e vetme për të fjetur.

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa arsye pse njerëzit flenë më shpejt dhe më mirë në momentin që përqafojnë diçka.

Shmang gërhitjen gjatë gjumit.

Gërhitja është një çrregullim i gjumit ku rrugët e frymëmarrjes së një personi bllokohen herë pas here duke e bërë këtë proces të vështirë. Kjo bëhet shqetësuese, sepse ju do të zgjoheni shpesh gjatë natës duke e prishur kështu gjumin disa herë. Kjo mund t’ju shkaktojë një ndjenjë lodhjeje ose përgjumje gjatë ditës.

Por nëse përqafoni një jastëk, atëherë ju do të flini në anë, duke shmangur gërhitjen.

Nuk doni të ndiheni të vetmuara.

Sipas studimeve, përqafimi i një sendi, ndonjëherë duket sikur përqafoni një person të vërtetë, duke larguar kështu ndjenjën e vetmisë.

Vlerësoni lidhjet e forta.

Përqafimi i një jastëku ju jep rehati emocionale gjatë gjumit. Ky pozicion tregon se ju i jepni një rëndësi të madhe krijimit të një lidhjeje të fortë me anëtarët e familjes. Ju jeni një person i dobishëm, që ju pëlqen të bëni diçka për njerëzit dhe të kujdeseni për ta.

Jeni mësuar të flini të përqafuar.

Nëse keni kohë që e bëni një veprim të tillë, pra përqafoni dikë ose diçka, atëherë me shumë mundësi kjo ju është kthyer në zakon.

Prireni të përqafoni dikë ose diçka kur përjetoni kriza ankthi.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Nëse kemi ankth, sigurisht është shumë e vështirë që të flemë. Prandaj, njerëzit që e përjetojnë diçka të tillë, mund të kenë nevojë të përqafojnë dikë në këto momente të vështira, për të larguar ankthin.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV