BE: I takon Kosovës të gjejë mënyra për zbatimin e marrëveshjes për Asosacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano ka thënë të enjten se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, diskutohet për çështjet financiare dhe se për këtë rend dite janë marrë vesh vetë palët.

Ndërsa lidhur me “aranzhimet për komunitetet joshumicë” ai ka thënë se kjo temë do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera.

Ai ka rikujtuar se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se pala kosovare “duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes”.

“Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë një mënyrë se si të zbatohet kjo marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çka qëndron prapa termit “komunitetet joshumicë në Kosovë”, dhe se a po bisedohet edhe për komunitetet tjera jo shumicë, e jo vetëm për komunitetin serb, ky zëdhënës i BE-së ka thënë se edhe terminologjia është diçka për të cilën janë pajtuar palët.

Të enjten në Bruksel, zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve ndërsa pas dhjetë ditëve pritet të ketë edhe një takim në nivel të lartë me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak ka porositur se të enjten do të diskutohet për pretendimet financiare ndërsa në ditët e ardhshme edhe për çështjet e lidhura me aranzhimet për komunitetin joshumicë.

Lexo edhe :  Dëborë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta, moti i keq godet Britaninë (VIDEO)

Prapa termit “aranzhimet për komunitetet joshumcië” qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë më 16 shtator se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Sipas tij, diskutimi për Asociacionin të enjten është “fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës”. Ai shton se diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit.

Në anën tjetër, kryeministri Hoti ka thënë të mërkurën se në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare mes dy vendeve, që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj./REL

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV