Kontribuoi në dialogun Prishtinë-Beograd/ DW: Kosova do nderojë Presidentin Trump me medaljen “Urdhri i Lirisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre dërguar Presidentit Trump, “shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin personal të Presidentit, në ndërmjetësimin e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi”.

Kosova do t’i ndajë Presidentit amerikan Donald Trump medaljen më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë – medaljen “Urdhëri i Lirisë”. Me medalje presidenciale më atë të Meritave, do të nderohen nga Kosova edhe këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i ngarkuar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, që ndërmjetësuan takimin me katër shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë ia konfirmuan DW-së burime brenda presidencës së Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi, tashmë letrën e ka dërguar në Shtëpinë e Bardhë ku e njofton Presidentin Donald Trump se do të marrë Medaljen “Urdhëri i Lirisë”. Në letrën e tij drejtuar Presidentit amerikan, Hashim Thaçi “shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin personal të Presidentit Donald Trump në ndërmjetësimin e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi”. Në letër Thaçi e fton Presidentin amerikan që ta vizitojë Kosovën.

Partitë politike opozitare në Kosovë, vazhdojnë të kundërshtojnë pika të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi, ndërsa, akuzojnë kryeministrin Avdullah Hoti, se në Shtëpinë e Bardhë nuk u realizua premtimi i tij për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Nominimi për çmimin Nobel

Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë dhe Presidenti Donald Trump, tashmë janë nominuar edhe për çmimin Nobel për paqe në akademinë suedeze. Nominimin e tyre, siç shkruan vet në Twitter, e ka bërë Magnus Jacobsson, anëtar i legjislativit suedez, pjesëtar i partisë së kristian-demokratëve.

Jacobsson thotë se “ka nominuar qeverinë e Kosovës, të Serbisë dhe të SHBA-ve për çmimin Nobel, për shkak të punës së tyre të përbashkët për paqe dhe zhvillim ekonomik”. Propozimin e tij ai e ka bazuar tek marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, me 04.09 për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  Çështja 'Babale'/ Çfarë ndodhi? Apeli shtyn sërish seancën për Salianjin

“Kam nominuar qeverinë e SHBA-ve, atë të Kosovës dhe të Serbisë për çmimin Nobel për punën e tyre për paqe dhe zhvillim ekonomik, nga marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimi janë të rëndësishme për krijimin e paqes”, shkraun në Twitter Magnus Jacobsson.

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë dialog politik edhe në Bruksel të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që për qëllim ka arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme, që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Sipas palës kosovare, marrëveshja përfundimtare nënkupton njohje reciproke, por kjo tash për tash kjo hedhet poshtë nga pala serbe./DW
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Lajme të tjera

Web TV