Shqipëria në një karikaturë, zemra e Perandorisë Osmane 1 vit para shpalljes së Pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hasan Bello

Kryengritjet që shpërthyen në Vilajet Shqiptare pas vitit 1908 për shkak të politikës centralizuese të regjimit xhonturk, krijuan një situatë politike tepër të veshtirë për shtetin osman. Kjo u shoqërua me levizje dhe kryengritje edhe në zonat arabe ku nacionalizmat e këtyre popujve, me nxitjen e Britanise, po perplaseshin fuqishëm me nacionalizmin xhonturk. Kulmi i këtyre rebelimeve arriti në vitin 1911, një vit para shpërthimit të Luftërave Ballkanike.

Rëndesinë politike të Shqipërise dhe të vilajeteve arabe për shtetin osman më së miri e pasqyron kjo karikaturë e botuar ne revisten “Kalem” me 6 prill 1911. Ajo e paraqet Perandorine Osmane si një njeri të shëndoshë, të plakur, të zhveshur dhe me organet e brendshme, ku Shqiperia kishte numrin 1 dhe perfaqësonte zemrën, Bagdadi numrin 2 (mëlcine e bardhë), Jemeni numrin 3 (mëlcinë e zezë) dhe Siria numrin 4 (zorrët). Sipas kësaj reviste, zemra ishte organi më i rëndesishëm, simbol i trimërisë dhe ndershmërisë.

Prandaj shteti osman duhej të tregonte vemendjen e duhur politike, ekonomike dhe sociale për stabilizimin e situatës në Shqipëri, e cila konsiderohej si vilajeti kryesor. Në të kundërt, kriza “kardiake” do të vinte në rrezik shëndetin dhe jetën e perandorisë.
Pavaresisht vleresimit që shtypi osman i bënte shqiptarëve, qeveria xhonturke ndoqi një politike të gabuar. Kjo solli shperthimin e Lufterave Ballkanike dhe dëmtimin si të shqiptarëve ashtu dhe të vetë shtetit osman./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Riorganizimi i makinës së luftës së Putinit zbulon frikën e tij më të thellë

Duke lëvizur Sergei Shoigu dhe duke promovuar aleatët kryesorë, lideri rus po forcon kompleksin ushtarako-industrial që justifikon mbijetesën e...

“Kalergi”, një plan i dyshimtë me mesazhe tronditëse që vijnë nga Apogjeu

Nga Leonard Veizi A duhet të besojmë se në Evropën e sotme po zbatohet një plan i hartuar në vitin 1925 për shkatërrimin e kontinentit...

Rezarta Shkurta feston 18 vjet dashuri me Ermal Hoxhën: Çmendem për ty si ditën e parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka ndarë një dedikim romantik me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për partnerin e saj, Ermal Hoxha,...

Rasim Gjoka, gazetari që u largua si filozof

Frrok Çupi Ditën e fundit, që ndodhi pardje, Rasim Gjoka u ndodh para dy shtrëngesave, si në morseta njerëzore: E para, pse nuk u shpërnda asnjë...

A është Perëndimi i drejtë ndaj Kosovës?

Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë do të...

Lajme të tjera

Web TV