“I ndaj 5 ditë njërën, 5 tjetrën”, Njihuni me Iliazin nga Peshkopia me dy gra (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iliaz Laskaj nga Peshkopia rrëfen historinë e tij të pazakontë me dy gra. Në vitin 2001 ai u martua me gruan e tij të parë Anifën, e 4 vite më pas u martua me të dytën, Manushaqen.

Ai rrëfen se gruaja e tij e parë nuk mund të lindte fëmijë dhe për këtë arsye ai vendosi që të martohet me gruan e dytë, e ndërsa e para do vazhdonte të jetonte në të njëjtën shtëpi.

Të ardhurat e familjes ai i siguron nga bimët medicinale që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndrrën e saj në mes. Në emër të familjes 13-vjeçarja kërkon ndihmë. “Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë.”,-ka deklaruar ajo para kamerave.

INTERVISTA

Anife si e prite vendimin e Iliazit?

Kur më tha që do marr nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.

Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.

Si ndani punët bashkë?

Deri më tani nuk i ndajmë punët, kush ka fuqi i bën.

Lexo edhe :  Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?

Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

Si i ndan?

Me radhë. 5 ditë njëra, 5 ditë tjera.

Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?

Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.

A bëhen xheloze?

Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV