Katolikja Jozefina Topalli bën apel për ndihmë për fëmijët afganë që erdhën në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”.

Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Mes lotëve dhe duke u ngashëryer, vajza trondit me rrëfimin e saj, ndërsa pohon se ajo kishte udhëtuar me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

Këtë histori të dhimbshme ka shpërndarë në rrjetin e saj social Facebook edhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila bën apel për ndihmë për fëmijët afgane që erdhën në Shqipëri.

“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!” Dikur ishim ne shqiptarët… me sa duket ne harrojmë shpejt.

Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm Janë dëshmitarë të një tragjedie të paparë!

Shteti shqiptar mund t ia lehtësojë dramën… Po si nuk flet asnjë as për këtë krizë të refugjatëve..?!!!!”/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/jozefina.topalli.9/posts/3279385405481250

Të fundit

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një...

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Berisha shprehet se...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Lajme të tjera

Web TV