“Pini 8 gota ujë në ditë”, një mit apo fakt shkencor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore që dëgjojmë është “pini tetë gota ujë në ditë”. E vërteta është se uji është i mirë për shëndetin dhe ka shumë përfitime për lëkurën, megjithatë, problemi është se sipas shkencëtarëve, këshillat për tetë gotat nuk kanë bazë.

Në një artikull në ‘New York Times’, një profesor në Universitetin e Mjekësisë të Indiana-s në Shtetet e Bashkuara argumenton se nëse ekziston një mit për shëndetin që duhet shpejt të mos ekzistojë është pikërisht miti se “duhet të pini tetë gota ujë në ditë”.

“Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nuk ka absolutisht asnjë bazë shkencore”, thotë Aaron E. Carroll, duke shpjeguar se si u krijua ky “mit”.

“Këshilla e dhënë fillimisht ishte që njerëzit duhet të konsumojnë sasinë e ujit që korrespondon me tetë gota të plota në ditë. Sidoqoftë, në këto tetë gota, ekspertët përfshinë lëngjet që marrim nga ushqimet e tjera që konsumojmë, të tilla si perimet dhe frutat”, tha ai, duke theksuar se “mendimi mbizotërues dhe i gabuar ishte që njerëzit duhet të pinë tetë gota ujë çdo ditë , pavarësisht nga uji që hyn në trupin e tyre nga ushqime ose pije të tjera”.

“Shumë njerëz besojnë se ky mit filloi në vitin 1945, pas një rekomandimi të bërë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave që njerëzve u duheshin 2.5 litra ujë në ditë”, tha ai. “Por shumica e këtij uji merret përmes ushqimit,” shpjegoi ai.

Sipas profesorit, jo vetëm që njerëzit nuk kanë nevojë të pinë tetë gota ujë çdo ditë, por nuk ka absolutisht asnjë provë se kjo sasi sjell përfitime për shëndetin tonë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Lajme të tjera

Web TV