E rëndë në familjen shqiptare/ Djali gjen babain të vdekur dhe nënën të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër teksa në një familje shqiptare ku një shtetas kosovar është gjetur vdekur në apartamentin e tij.

Gjithashtu, mediat zviceriane raportojnë se kanë ngelur të plagosura edhe gruaja e tij 50-vjeçare së bashku me vajzën 17-vjeçare. Policia e Zyrihut njofton së pak para orës 7:00 të këtij mëngjesi është raportuar për dhunë në një familje transmetojnë mediat zvicerane, por pa saktësuar se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Policia e njoftuar për ngjarjen ka gjetur dy gra, nënë e bijë të gjakosura, kurse kryefamijari, 47 vjeçari me iniciale M.B, ka gjetur vdekjen. 47-vjeçari pavarësisht se kishte marrë ndihmën e parë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve duke vdekur ne vendin e ngjarjes.

Gruaja e viktimës, 50-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare u dërguan në spital për trajtim, thuhet jashte rrezikut per jeten.

Viktima njihej si biznesmen, pasi kishte një biznes makinash, ndërkohë që djali kishte një kompani te vetën. Fqinjët thonë se ata ishin një familje shumë e qetë që shihte punën e saj. Djali i viktimës, ka rrëfyer për median zvicerane se kur ai kishte dalë nga shtëpia pak orë para se të raportohej krimi gjithçka ishte në rregull.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Jam i shokuar. Policia deri më tani nuk më ka dhënë asnjë detaj për rastin”, shprehet djali 20-vjeçar i viktimës.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?

Muajt e parë të vitit kanë shënuar prurjet e para turistike të cilat kanë qenë të fokusuara kryesisht në...

Tragjedi në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij...

Berisha i drejtohet Ramës: “Nëse prek votën, s’do kesh vend mbi tokë”

Koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha, hapi dje në sheshin “Nënë Tereza” fushatën për zgjedhjet e 11 Majit. Prania e Chris LaCivita...

Horoskopi i ditës së shtunë, 12 prill 2025

Dashi Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme, Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse rezistoni, nuk do të jeni...

Lajme të tjera

Web TV