Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme. Në fjalën e tij deputeti Halit Valteri deklaroi se shqiptarët sot kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e maxhorancës shqyrtohen.

“Angazhimi ynë për ligjet është cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë”, u shpreh Gjoni.

Në përgjigje të tij, Gramoz Ruçi tha se: “Nuk është kështu. Kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare”.

Replika ka vijuar sërish, ku Halit Valteri tha se ‘shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri.  keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV