MSH: 124 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të rejat e fundit sa i përket ecurisë së Covid-19 në vend. Fatkeqsisht, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona, ndërkohë që janë shëruar 70.

Nga testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë 124 persona.

Deklarata e Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik. 70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi.

Lexo edhe :  Ku ka humbur Chris LaCivita që u paralajmërua se do vinte në Shqipëri të shtunën?

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (25 Shtator 2020)
Testime totale 83911
Raste pozitive 13045
Raste të shëruara 7309
Raste Aktive 5363
Humbje jete 373 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2651

Durrës 587
Shkodër 375
Elbasan 309
Lezhë 303
Fier 254
Korçë 252
Vlorë 199
Kukës 154
Berat 112
Dibër 90
Gjirokastër 77
Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të...

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë...

Fanellë speciale, Inter bashkëpunon me Valentino Rossin

Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë...

Akullnajat austriake mund të zhduken

Ekspertët paralajmërojnë se akullnajat, dikur të mëdha të Austrisë, mund të zhduken pothuajse plotësisht në të ardhmen e afërt për shkak të ndryshimeve klimatike. Për...

Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës, afër  Karystos në Greqi, konkretisht...

Lajme të tjera

Web TV