Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurive pesë personave.
Pesë personat duhet tu përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.
OFL u ka nisur kërkesat me shkrim të dënuarve:
Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;
Nderim Deliu,banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Re.Gu/Fjala.al