“FBI-ja shqiptare” po zgjedh agjentët-hetues, aplikojnë 165 punonjës policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e aplikimeve për tu bërë pjesë e BKH-së, e njohur si “FBI-ja shqiptare”,  deri më tani për të qenë pjesë e kësaj strukture kanë shfaqur interes 165 persona.

Mësohet se aplikantët janë, oficerë policie, oficerë të policisë gjyqësore dhe juristë. Burime për “Fjala”, bënë me dije se gjatë 48 orëve të ardhshme, kur edhe aplikimet mbyllen zyrtarisht pritet që ky numër të rritet. Të njëjtat burime shtojnë se numri më i madh i aplikantëve vjen nga rradhët e policisë.

Pas mbylljes së aplikimeve, do bëhet përzgjedhja e atyre që plotësojne kriteret ligjore, e më pas gara për të zënë një nga  60 vendet si hetues në institucionin më të ri të drejtësisë shqiptare do të kalojë edhe faza të tjera, si testimi me shkrim, testi psikologjik dhe ai i poligrafit. Nga kjo listë do përzgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së.

Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe ka një ngjashmëri me Byronë Federale të Investigimit (FBI), e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Pak ditë më parë drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj garantoi se ky proces do të udhëhiqet nga transparenca për të përzgjedhur hetuesit më të mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV