Holanda vendos masa të reja kufizuese ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mijëshit.

Shumë qytetarë, për herë të parë, do të këshillohen të vendosin maska në dyqane.

Kryeministri Mark Rutte tha se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit – Amsterdam, Roterdam dhe Hagë – është bërë “serioze” dhe kërkon veprime urgjente.

Nga sot, njerëzit duhet t’i shmangin udhëtimet jothelbësore midis këtyre tre qyteteve, tha Rutte.

Restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen deri në orën 22:00.

Njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

Veshja e maskave në Holandë është e detyrueshme në transportin publik, por Qeveria holandeze e ka shmangur deri tani sugjerimin që qytetarët të mbajnë maska brenda dyqaneve.

Masat e reja do të zgjasin së paku për tri javë.

“Natyrisht se këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike. Por, lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë”, tha kryeministri Rutte.

Krahasuar me fqinjët e saj, Holanda i ka shmangur kryesisht kufizimet e rrepta deri më tani.

Ky vend me 17 milionë banorë ka konfirmuar mbi 115,000 raste me koronavirus dhe mbi 6,400 viktima./REL

Të fundit

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin në rrjet

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e...

New York përjeton ditët më të nxehta që nga viti 1888

Vala e fortë e të nxehtit që ka vënë nën ndikimin lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të ndikojë negativisht në...

Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, makina përplas fëmijët me monopatinë

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës. Një auto-veturë (taksi) raportohet se ka përplasur...

Boris Trajkovski – Presidenti që kërkoi paqen në një kohë grindjesh

Më 25 qershor 1956, në qytetin e vogël të Strumicës, në atë që atëherë ishte pjesë e Republikës Socialiste të Maqedonisë brenda Jugosllavisë, lindi...

Si po ‘zhduken’ lopët e qumështit/Në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak...

Lajme të tjera

Web TV