Pandemia, mbi 1 milion persona humbën jetën nga virusi që trembi gjithë globin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi një milion njerëz në shkallë botërore kanë humbur jetën si rezultat i koronavirusit. Ndërkohë, kohët e fundit si rezultat i një rritje të infeksionit në shumë vende, përfshi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, specialistët po paralajmërojnë për më shumë vdekje gjatë muajve të ardhëshëm nga COVID-19. Por nga ana tjetër, ka shenja të rënies së shkallës së vdekshmërisë dhe se njerëzit që preken nga virusi kanë gjasa më të mira mbijetese se sa të infektuarit në fillim të pandemisë.

Megjithëse vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të rriten, ekspertët thonë se ka tregues të rënies së vdekshmërisë në disa vende.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se çertifikatat e vdekjes tregojnë se pëqindja e vdekshmërisë për shkak të penumonisë, gripit ose COVID-19 ishte 6.6% për javën që u mbyll më 19 shtator, një rënie prej 10% nga një jave më parë.

Në Britani, hulumtimet tregojnë se shkalla e vdekshmërisë ishte 1.5% në gusht krahasuar me mbi 6% që ishte gjatë kulmit të pandemisë në prill.

Martin Landray është profesor i mjekësisë në Universitetin e Oxford-it. Ai thotë se punonjësit e mjekësisë dinë më shumë mbi trajtimin e pacientëve, përfshi përdorimin e steroidëve si deksamethazoni(dexamethason).

“Tani ne e dimë se për pacientët në respiratorë, mund të ulet vdekshmëria me një të tretën me një trajtim të thjeshtë, pa kosto të lartë dhe të disponueshëm. Gjë që nuk e dinim më parë. Po ashtu e dimë se ilaçi remdisivir shkurton qëndrimin në spital, por ende nuk e dimë nëse kjo në të vërtetë përmirëson shkallën e mbijetesës. Është e rëndësishme mbajtja e njerëzve jashtë spitalit apo shkurtimi i kohës së qëndrimit të tyre në spital. Por nuk është faktori kryesor. Faktori kryesor është se a mund të shpëtojmë jetë?”

Zoti Landray drejton provat klinike në Britani ku po testohen barna egzistuese në shkallë të gjerë për të përcaktuar efektshmërinë e tyre.

Lexo edhe :  Zbulim i rrallë në Norvegji, shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

“Hidroklorokina, megjithë bujën e madhe dhe entuziazmin, nuk funksionon për pacientët në spital. E dimë se lopinavir/ritonavir, një trajtim për pacientët me HIV i përdorur gjerësisht, po ashtu nuk funksionon.”

Ndërsa bota shkencore shqyrton mbrojtjen më të mirë nga virusi, disa ekspertë sugjerojnë se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm sikurse edhe viruset e tjera.

Profesori David Heyman është me Grupin Këshillimor Strategjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rreziqet Infektive.

“Aktualisht duket se mund të bëhet endemike. Nëse po, atëherë duhet të mësojmë të jetojmë me virusin sikurse kemi mësuar të jetojmë me HIV-in apo sëmundje të tjera infektive, shumica e të cilave janë transmetuar nga kafshët tek njeriu në të kaluarën.”

Dr. Jesse Goodman, i cili ka drejtuar agjencinë amerikane për ushqimin dhe ilaçet, tani është profesor në Universitetin Georgetown.

“COVID-19 do të vazhdojë të jetë sfidë për ne. Pozitive është se ne e dimë si ta zbusim ndikimin e tij. E dimë se distancimi fizik funksionon. E dimë që maskat ulin rrezikun për përdoruesin dhe tek të tjerët. Mesazhi për shendetin publik duhet të vazhdojë të përhapet në mënyrë të vazhdueshme.”

Profesori thotë se kjo do të ndihmojë në funksionimin e ekonomive dhe në shmangien e rikthimit të mbylljeve./VOA/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV