Kjo puntatë e emisionti HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU justifikoi emrin e emisionit. Në shumë raste mes gazetartit Roland Qafoku dhe anëtarit të kryesisë së PD Fatbardh Kadillit pati replika dhe debate të forta.
Disa herë gazetari Qafoku e ndërpreu Kadillin kur ai jepte argumentet se Basha kishte punuar shumë në krye të bashkisë së Tiranës dhe në disa të tjera për mënyrën se si kishte qevrisur PD-në.
Pjesë nga debati mes Qafokut dhe Kadillit
Kadilli: Bashkia e Tiranës u qeveris shumë mirë por ka 4 vjet që nuk e kemi më ne.
Qafoku: Ku e qeveristët shumë mirë?
Kadilli: E qeverisëm shumë mirë
Qafoku: Pse?
Kadilli: Ne e qeverisëm shumë mirë
Kadilli: Përballë PD-së ndërtohen gjëra të çuditshme lart e poshtë
Qafoku: Që nuk bëtë asnjë punë
Kadilli: Planin rregullues ia lamë të mrekullueshëm. Për nje vit bëmë moratorium, për një vit nuk u la asnjë ndërtim. Lamë një plan rregullues që ky zotëri po prish sa herë klienti i radhës ofron ofertën e radhës.
Qafoku: S’keni bërë asnjë punë në katër vjet
Kadilli: E keni gabim, është perceptim i gabuar.
Qafoku: Unë kam jetuar këtu nuk kam jetuar në hënë.
Kadilli: Ju thoni s’është berë, une them që është bërë dhe këtë nuk e ndajmë dot me çfarë themi.
Qafoku: Ju në katër vite ju ka mbetur trami
Kadilli: Bulevardin e ri kush e nisi
Qafoku: Po se bëtë dot
Kadilli: Mazhoranca na pengoi, për 2 vjet nuk na la të bëjmë punën
Qafoku: Gjithmonë Bashës njëri ia ka fajin
Kadilli: A e nisi Basha apo s’e nisi, Basha vetëm dy vjet ka qeverisur
Qafoku: Edhe kur të bëhet Basha kryeministër do I ndodhë ndonjë gjë dhe ia kanë faljin të tjerët. Je kryetar bashkie bën çfarë të duash
Kadilli: Kryetari i bashkisë sot e ka buxhetin 3-fishin e asaj që ka pasur Basha. Shkoni dhe pyesni
Qafoku: Po ta merrte dhe Lulzim Basha, ka qenë berisha kryeministër. Ç’është ky justifikim, Me të vërtëtë e krahason menaxhinin e Erion Veliajt me menaxhimin e Lulzim Bashës.
Kadilli: Çfarë ka bërë Veliaj përveçse ka dhënë më shumë leje se Basha dhe Rama bashkë. E ka betonizuar Tiranën.
Qafoku: Çfarë bëri Basha?/Jo.Be/Fjala.al