“Është e mirë vetëm për seks”/ Infermieret keqtrajtojnë nënën e 7 fëmijëve deri në vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video tronditëse që tregon stafin e spitalit në Kanada duke sharë një grua indigjene e cila është në prag vdekjeje ndërsa thërret për ndihmë është bërë virale. I gjithë komuniteti është në zi dhe janë ngritur në protesta për shkak të racizmit sistematik ndaj indigjenëve.

Joyce Echaquan, një grua 37-vjeçare, shkoi të hënën në një spital në qytetin Quebec të Joliette, pasi kishte dhimbje stomaku.

Nëna e shtatë fëmijëve kishte pësuar më parë probleme të ngjashme dhe u tha stafit se kishte dhe një problem në zemër. Echaquan filloi të transmetonte drejtpërdrejt përvojën e saj në Facebook ndërsa dhimbja e saj u përshkallëzua dhe stafi në spital u tregua indiferent ndaj lutjeve të saj për ndihmë.

Në pamjet, Echaquan shihet duke u bërë keq ndërsa infermierët e quajnë atë “budallaqe”. “Akoma s’ke mbaruar duke u sjellë si budallaqe? Akoma? ” dëgjohet në video teksa një infermiere i thotë Echaquan në gjuhën frënge.

“Ju keni bërë disa zgjedhje të këqija, e dashur,” tha një tjetër infermiere. “Çfarë do të mendojnë fëmijët tuaj, duke ju parë kështu?”

“Ajo është e mirë në seks, më shumë se çdo gjë tjetër”, tha infermierja e parë.

Indigjenët thonë se videoja tregon realitetin e zymtë të racizmit sistematik ndaj tyre.

Kryeministri i Quebec, François Legault, dënoi veprimet e stafit, duke u thënë gazetarëve të paktën një nga infermieret ishte pushuar nga puna.

Por Kryeministri hodhi poshtë idenë se vdekja e Echaquan ishte përfaqësuese e një problemi më të gjerë të racizmit brenda Quebec, pavarësisht nga një hetim publik që konkludonte të kundërtën.

“Unë me të vërtetë nuk mendoj se kemi këtë lloj mënyre për t’u marrë me njerëzit e Kombeve të Parë në spitalet tona në Quebec,” tha ai.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Zyra e gjykatës së provincës ka njoftuar një hetim në rrethanat që lidhen me vdekjen e Echaquan. Bordi shëndetësor lokal po heton gjithashtu./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë,...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Lajme të tjera

Web TV