Tetori rozë/ Manastirliu jep lajmin: Mamografi falas gjatë gjithë muajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka bërë të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminet për të gjitha gratë.

Manastirliu shkruan se ndodhemi në kushtet e epidemisë dhe duhen respektuar me rigorozitet masat anti COVID në fushatën për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ministrja e shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

Postimi i plotë

“#TetoriRozë. Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Edhe në kushtet e epidemisë, me masa #antiCOVID do të vijojmë fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit #falas, afër vendbanimit

Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.

Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

#EGjithëVëmendjaTekVajzatDheGratë”, shkruan Manastirliu.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT.

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme të cilat do të jenë gjatë gjtihë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Me një urdhër të firmosur nga ministrja Manastirliu institucionet përkatëse kanë marrë masat për organizimin e fushatës në zbatim të rregullave anticovid.

Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale anticovid.

Lexo edhe :  Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Me qëllim evitimin e grumbullimeve të personave që janë planifikuar për t’u ekzaminuar do të përcaktohen orare për paraqitjen e pacientëve të cilët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1061307050992011

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV