A përbën kërcënim koronavirusi në distancë mbi dy metra?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri? Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla.

Njerëzit përhapin stërkala të përmasave të ndryshme kur kolliten, tështijnë, flasin, këndojnë, bërtasin apo thjesht marrin frymë. Koronavirusi mund të rrugëtojë së bashku me këtë masë.

Këshilla për të qëndruar të paktën dy metra larg bazohet tek ideja se sekrecionet më të mëdha bien në tokë përpara se të arrijnë më tej.

Por, disa shkencëtarë janë fokusuar tek masat më të vogla, të quajtura aerosolë. Ato mund të qëndrojnë në ajër për minuta të tëra dhe madje orë, mund të shpërndahen në një dhomë dhe mund të grumbullohen të përqëndruara nëse mjedisi nuk ka qarkullim të mirë ajri, duke krijuar kështu rrezikun e infektimit nëpërmjet thithjes në mushkëri.

Për aerosolët, “dy metra nuk është distanca magjike” dhe ruajtja e një distance edhe më të madhe është më mirë, thotë Linsey Marr, e cila studjon transmetimin në rrugët ajrore të sëmundjeve infektive në Universitetin Virginia Tech, në Blaksburg, Virxhinia.

Disa shkencëtarë thonë se ekzistojnë prova të majftueshme për aerosolët dhe virusin, që të ndërmerren masa mbrojtëse. Krahas këshillave të zakonshme, ata theksojnë nevojën për ventilim dhe sisteme pastrimi të ajrit në mjediset e brendshme. Madje është edhe më mirë, thonë ata, nëse ndërveprojmë me të tjerët në mjedise të jashtme./VOA

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV