Shifra/ Zvicra miraton rrogën minimale më të lartë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk mund të jetohet me një pagë më të vogël se 3500 euro në muaj”. Ky parim kthehet në normë në Zvicër. Të dielën e kaluar 58.15% e votuesve miratuan me votën e tyre pagën minimale, duke i dhënë përgjigje luftës disa vjeçare të sindikatave.

Një fitore për të majtën, gjashtë vjet pas refuzimit me anë të një referendumi federal.

Në Gjenevë, kufiri minimal i pagës i vendosur është rreth katër mijë franga dhe është pagë e detyrueshme për sipërmarrësit dhe punëdhënësit që ta respektojnë atë.

Në mënyrë të veçantë, teksti parashikon një pagë për orë të paktën 23 franga (21 euro), për 41 orë punë në javë.

Një pagë minimale e garantuar që është gjithashtu e pranishme në dy kantone të tjera, Neuchâtel dhe Jura. Zvicra, e njohur për përqendrimin e lartë të të ardhurave, ka vuajtur gjithashtu nga efektet ekonomike të bllokimit prej pandemisë.

Paga minimale e garantuar miratohet në një kohëë ku është më lehtë të gjesh njerëz në vështirësi financiare. Një e katërta e këtyre të varfërve të rinj janë me origjinë të huaj.

“Familje të tëra me fëmijë – kanë rënë në një gjendje pasigurie për ushqim”, – zbuloi një studim nga Spitali Universitar Kantonal.

Masa u prit veçanërisht nga sindikatat dhe partitë e majta pasi Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Reforma do të hyjë në fuqi në 17 tetor dhe prej saj do të përfitojnë rreth 30.000 punëtorë me pagë minimale, 2/3 e tyre gra, kryesisht të punësuara si pastruese, në restorante ose parukeri. Kjo është paga minimale më e lartë në botë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sfida dhe bllofi me diasporën

Nga Mero Baze Takimi i dytë i Edi Ramës me diasporën e forcoi takimin e parë të Athinës. Madje dhe...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

Gjykata Kushtetuese ka lënë në sekuestro një vilë në Palasë që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, prej dhjetë muajsh...

E pa dëgjuar/ Macja shkakton 325000 € dëme, por kush do të bëhet “kurban” ne vend të saj?

Një mace ka përmbytur bashkinë e Dokumit në Holandë duke shkaktuar dëme prej 325 000 eurosh, sipas administratës së qytetit. ”Macja u zbulua në bashkinë...

Rama në Milano, ironizon Berisha: Shkove si padrino i Ndokës, Rrajës dhe Bamit

Ish-kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai ndodhet prej muajsh në “arrest shtëpie”, ka komentuar...

Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes...

Lajme të tjera

Web TV